Periodat shoqërohen me dhimbje në pjesën më të madhe të rasteve. Përpara se të merrni ilaçin e zakonshëm për t’u qetësuar, mund t’i reduktoni dhimbjet edhe me disa ushqime, të cilat duhen konsumuar veçanërisht në ditët e periodave.
1.Çokollata e zezë
E keni pyetur ndonjëherë veten pse kërkoni me ngulm çokollatë gjatë ose para periodave? Trupi juaj e di çfarë do, kështu që besoji!
2. Uji
Uji është domosdoshmëri që trupi të funksionojë siç duhet, por gjatë atyre ditëve ndihmon duke minimizuar shumë dhimbjet.
3. Banania
Bananet janë të pasura me potasium, kështu që kontributi i tyre tek lehtësimi i dhimbjeve të barkut, është i madh.
4. Ananasi
Përveç dhimbjeve, ananasi do t’ju rregullojë humorin!
5.Salmoni
I pasur në Omega 3 dhe vitaminë D, salmoni është ilaç gjatë atyre ditëve.
6. Çaji
Çaji jeshil, kamomil, apo çfarëdo lloji tjetër do t’ju qetësonte.
7. Arrat
Mos i ndani nga çanta!
8. Farat e lulediellit
Një arsye më shumë për të konsumuar fara luledielli janë dhimbjet e periodave.