Olta dhe Stivi Boka kanë treguar shpesh se kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Së fundmi në një intervistë për ‘Revista Bordo’, Olta dhe Stivi kanë rrëfyer se si ka qenë marrëdhënia e tyre që në fëmijëri dhe si vazhdon të jetë sot. Ata kanë treguar se kanë pasur një fëmijëri shumë të bukur si motër e vëlla, sepse ruajnë kujtime mjaft të veçanta. Stivi ka rrëfyer se Olta i ka vendosur emrin dhe se ajo është ndjerë shumë xheloze ditën e parë që ai ka ardhur në shtëpi. Si një nga momentet më gazmore ata kujtojnë kohën kur qëndronin vetëm dhe Olta luante me Stivin.
“Sa herë mund të ishim vetëm në shtëpi Olta bënte si e vdekur dhe unë si fëmijë i padjallëzuar nuk e kuptoja që ajo bënte shaka dhe filloja qaja ‘Olta çohu, çfarë ke?!’ dhe kjo gjë ndodhi për shumë vite dhe unë çdo herë mashtrohesha dhe e besoja”, – ka treguar Stivi. Më tej ata kanë thënë se më shumë si motër e vëlla janë si shokë të ngushtë, sepse flasin me njëri-tjetrin për çdo gjë, madje edhe për çështjet e zemrës. Duke qenë se Olta është më e njohur se Stivi në muzikë, ata të dy janë shprehur shumë të bindur se shumë shpejt njerëzit mund ta njohin Oltën edhe si motrën e Stivit.