“VËSHTIRË TË NDAHEMI…”/ Argjentina Ramosaj humb njeriun e dashur të familjes (FOTO) – AlpeGossip
“VËSHTIRË TË NDAHEMI…”/ Argjentina Ramosaj humb njeriun e dashur të familjes (FOTO)

“VËSHTIRË TË NDAHEMI…”/ Argjentina Ramosaj humb njeriun e dashur të familjes (FOTO)

Me një foto krah njerëzve më të dashur, Argjentina Ramosaj ka treguar se ka humbur nga jeta një nga njerëzit më të dashur për të dhe djalin e saj, Noah.
“Dje humbëm njeriun shumë të dashur, unë vjehrrin, që e doja dhe respektoja si prindin tim, sepse ashtu më ka dashur, si vajzën e tij. Noah humbi gjyshin, me të cilin kaloi shumë kohë, për të cilin ndjente shumë dashuri, kujdes. Vështirë ishte sot të ndahemi nga ti Meke, na theve zemrat. U prehsh në paqe engjëll, do të duam e kujtojmë përjetësisht”, ka shkruar ajo.
Argjentina ka ndarë rrallëherë momente private në rrjetet sociale, megjithatë duket se kjo humbje e dhimbshme për të dhe familjen e ka bërë të shkruajë disa rreshta publikisht duke ndarë kështu me ndjekësit këtë moment delikat.