“I MSHELI HUNDËT SE PO VJEN ERA TUNA”/ Tayna sqaron vargun e këngës së saj – AlpeGossip
“I MSHELI HUNDËT SE PO VJEN ERA TUNA”/ Tayna sqaron vargun e këngës së saj

“I MSHELI HUNDËT SE PO VJEN ERA TUNA”/ Tayna sqaron vargun e këngës së saj

Tayna është këngëtarja më e re në skenën shqiptare, e cila që në fillimet e karrierës së saj ka shënuar suksese me projektet që ka lancuar.

Në këngën e saj “Shqipe”, vargu i cili i bëri më shumë përshtypje fansave ishte: I msheli hundët se po vjen era Tuna.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Tayna ka rrëfyer se ky varg nuk ka asnjë lidhje me këngëtaren Tuna Sejdiu, për të cilën filluan aludimet se mes tyre mund të kishte ndonjë konflikt.

Tayna ka treguar se në të vërtet vargu ishte për peshkun Tuna dhe jo për këngëtaren.

“E kam pasur për peshkun tuna. S’kam çfarë të kem me Tunën. Asaj i vjen era mirë me siguri.”