“KOFERENCA ISHTE SI KLIP FAST FOOD”/ Olti Curri i kthehet keq Loredanës (FOTO) – AlpeGossip
“KOFERENCA ISHTE SI KLIP FAST FOOD”/ Olti Curri i kthehet keq Loredanës (FOTO)

“KOFERENCA ISHTE SI KLIP FAST FOOD”/ Olti Curri i kthehet keq Loredanës (FOTO)

Pak ditë më parë Loredana mbajti një konferencë para mediave ku foli për herë të parë pas lajmit të bujshëm se një çift zviceran e akuzon për vje.dhje. Gjatë konferencës Loredana u shpreh se paratë janë marrë me dëshirën dhe vullnetin e gruas zvicerane dhe ajo nuk dinte gjë për këtë histori deri në vitin 2018.

Për të folur mbi këtë ngjarje dhe deklaratën e Loredanës në konferencë, ishte i ftuar sot tek “Rudina”, opinionisti i njohur Olti Curri.

“E kam ndjekur ngjarjen. Loredana është repere shumë e ndjekur dhe më kishte bërë kurioz. Fillimisht ajo ishte e famshme në Zvicër, më pas u martua me një reper të njohur si Mozzik, por ishte tek personazhet e mesëm derisa ndodhi kjo ngjarje. Konferenca e shtypit m’u duk imitim i atyre që kemi parë nga Nicki Minaj apo repere të tjera. Ajo mund të bënte një status në Facebook me 10 rreshta ashtu siç e tha edhe në konferencë ku kishte marrë 2 avokatë, 100 fotografë dhe gazetarë.

Ajo nuk tha asgjë në atë konferencë, por edhe gazetarët ishin të pavëmendshëm. Loredana tha që ajo shumë është marrë me vullnet por nuk e dinte shumën. Ajo tha që ky problem mund të mbyllej dhe ishte në gjendje që ta ndihmonte familjen e saj. Ti kur nuk e di çfarë shume familja jote është në borxh si mund të thuash që do e ndihmosh. Unë do e pyesja: Ti do e ndihmoje familjen tënde, me sa do e ndihmonte, me 1 mijë euro, me 2, me 3, me 10 mijë euro? Si do e ndihmoje kur borxhi është 900 mijë franga. Kam përshtypjen se ajo është e informuar. Konferenca ishte si videoklipet e këngëtareve që këndojnë nëpër fast food-e dhe pastaj hedhin miliona nëpër videoklipe”, u shpreh Olti Curri.