PAS LARGIMIT NGA "ON RECORDS"/ Kida rikthehet me një superbashkëpunim (FOTO) - AlpeGossip
PAS LARGIMIT NGA “ON RECORDS”/ Kida rikthehet me një superbashkëpunim (FOTO)

PAS LARGIMIT NGA “ON RECORDS”/ Kida rikthehet me një superbashkëpunim (FOTO)

Kida ka kohë që paralajmëron projektin e saj të parë pas largimit nga kompania e menaxhimit nga “On Records”.

Gjatë këtyre javëve, këngëtarja ka publikuar në Instagram postime të shumta me poshtëshkrimin “së shpejti”.

Sot, ajo zbuloi se rikthimi i saj në muzikë si artiste e pavarur do të jetë një bashkëpunim me një prej reperëve më të vlerësuar në skenën shqiptare: Lyrical Son.

Këngëtarja postoi në Instagram pamje nga klipi i ri, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq bashkë me Lyrical-in. Kënga quhet “Deja Vu”.

Xhirimet janë finalizuar ditëve të fundit, pasi Lyrical Son u kthye pranë familjes në Shtetet e Bashkuara vetëm dy ditë më parë.

View this post on Instagram

Mu po m’doket #DejaVu ❌ @lyricalson 💥

A post shared by KIDA (@kida) on

Në janar, Kida lajmëroi largimin nga “On Records” përmes një postimi në Instagram.

Qe një ndarje me marrëveshje, ndonëse Kidës i duheshin edhe dy vite për të përfunduar kontratën e saj 10-vjeçare