E KA SECILI PREJ NESH/ Nevina Shtylla sapo na tregoi frikën e saj më të madhe (FOTO) – AlpeGossip
E KA SECILI PREJ NESH/ Nevina Shtylla sapo na tregoi frikën e saj më të madhe (FOTO)

E KA SECILI PREJ NESH/ Nevina Shtylla sapo na tregoi frikën e saj më të madhe (FOTO)

Moderatorja e njohur Nevina Shtylla përpos sinqeritetit që e karakterizon në ekran po ashtu tregohet e sinqertë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

Së fundmi bukuroshja ka vendosur që t’u përgjigjet pyetjeve të ndryshme të tyre që për hir të së vërtetës janë pak pikante.

Cila është frika më e madhe e Nevinës?

Kjo ishte një nga pyetjet që iu shtrua moderatores dhe tek përgjigja e saj e gjetëm veten të gjithë.

“Të humbas njerëzit që dua”, ia ka kthyer bukuroshja.

Mirëpo përpos kësaj mësuam edhe disa gjëra të reja rreth moderatores të cilat nuk i kishim ditur, si për shembull, domethënien e emrit të saj.

Për të gjithë ata që janë kuriozë, emri “Nevina” do të thotë i pafajshëm.

Ndërsa pyetjes “Në qoftë se nuk do të ishit një prezantuese çfarë do të ishte një profesion tjetër që do t’ju pëlqente?”… Nevina i është përgjigjur: “Do të merresha full time me marketing.”

Ja edhe disa pyetje-përgjigje të tjera…