TË GJITHË SYTË TEK PRINCI I VOGËL/ Meghan Markle dhe Harry urojnë Krishtlindjet me kartolinën e parë të festave për bebin – AlpeGossip
TË GJITHË SYTË TEK PRINCI I VOGËL/ Meghan Markle dhe Harry urojnë Krishtlindjet me kartolinën e parë të festave për bebin

TË GJITHË SYTË TEK PRINCI I VOGËL/ Meghan Markle dhe Harry urojnë Krishtlindjet me kartolinën e parë të festave për bebin

Në familjen mbretërore Krishtlindjet erdhën! Këto janë festat e para për vogëlushin Archie, prandaj e gjithë vëmendja është tek kartolina e tyre e urimit.

“Po ndajmë me ju kartolinën më të ëmbël të Krishtlindjeve nga Duka dhe Dukesha e Sussex-it.”- shkruhet në videon e postuar në Twitter.

Çfarë ka marrë gjithë vëmendjen e botës është bebushi 7-muajsh që sheh dhe qesh teksa i afrohet kamerës ndërkohë që princi dhe Meghan qëndrojnë të lumtur pas tij.

Familja e vogël aktualisht ndodhet në Kanada, tek nëna e Markle-it. Këtë vit, çifti nuk do të jetë në meshën e përvitshme që bëhet në kishë prag Krishtlindjeve, pjesë e së cilës është edhe mbretëresha Elizabeth. Në ndryshim nga ata, dukesha Kate, princi William dhe vogëlushet do të jenë pjesë e ceremonisë si çdo vit.

Burimi: Marie Claire