NË DITË PARA PUBLIKMIT TË KËNGËS SË RE/ Capital T-së i ndodh ajo që nuk e priste - AlpeGossip
NË DITË PARA PUBLIKMIT TË KËNGËS SË RE/ Capital T-së i ndodh ajo që nuk e priste

NË DITË PARA PUBLIKMIT TË KËNGËS SË RE/ Capital T-së i ndodh ajo që nuk e priste

Prej disa kohësh Capital T ka njoftuar fansat e tij se së shpejti do të hedhë në treg projektin më të ri muzikor.

Kënga mban titullin “Akull” dhe Capital T ka treguar se kjo është një ndër këngët e tij të preferuara.

Pak ditë më parë ai udhëtoi drejt Gjermanisë për të realizuar videoklipin e këngës, por vetëm një ditë para publikimit i ka ndodhur një gjë e papritur.

Dikush ka mundur të vjedhë këngën e reperit dhe e ka publikuar në internet pa lejen e Capital T.

Kjo gjë sigurisht që duhet ta ketë mërzitur reperin, megjithatë ai është përpjekur ta marrë situatën me sportivitet.

Ai shprehet i lumtur që fansat e kanë dëgjuar, por tani mezi po pret të publikojë klipin.

“Asnjëherë më parë nuk kam qenë i emocionuar për publikimin se sa për ‘Akull’ edhe pse kënga është vjedhur dhe publikuar ilegalisht, jam i lumtur që njerëzit e kanë dhe janë kënaqur duke e dëgjuar e tani me kualitetin e duhur e bashkangjitur me një video që e pasqyron më se miri këngën”, ka shkruar Capital T përkrah një fotoje të tij.

Kënga zyrtare do të publikohet nesër në Youtube në orën 15:00. Mezi po e presim!