Bën masazh profesional në qendër estetike, rezultati e bën të pendohet për gjithë jetën – AlpeGossip
Bën masazh profesional në qendër estetike, rezultati e bën të pendohet për gjithë jetën

Bën masazh profesional në qendër estetike, rezultati e bën të pendohet për gjithë jetën

Trajtimi i trupit me masazh në qendra estetike njihet si një përvojë relaksuese që shumëkush do ta dëshironte.
Por një seancë e tillë rezultoi të ishte gjithçka tjetër përveçse qetësues për një të ri, i cili pas masazhit përfundoi me djegie të tmerrshme në të gjithë kurrizin.

Peter Weston nga Liverpuli bëri një seancë masazhi në një nga qendrat estetike lokale, por pasi ngeli i dëmtuar nga rezultati ai i ka shpërndarë fotot në Facebook.

Ai shkroi:

Dreqin, nuk kam për ta bërë më kurrë. Doja vetëm një masazh dhe mora si rezultat këto djegie të tmerrshme. Kam aq shumë dhimbje sa jam i vendosur që të mos bëj kurrë më diçka të tillë.”
Procesi i cli vjen nga kulturat egjiptiane dhe kineze, zhvillohet duke aplikuar gota qelqi përgjatë gjithë meridianëve të trupit, duke krijuar thithje në mënyrë që të stimulohet qarkullimi i energjisë. Megjithatë miqtë e Peterit e kanë siguruar të riun se nuk do t’i ndodhte asgjë nga këto dhimbje dhe sapo të qetësohej do të ndihej shumë më mirë se më parë.

Një miku i tij i shkruan:

Mos u shqetëso, shenjat janë sepse ke patur shumë toksina në trup. Të gjitha dhimbjet do të pushojnë së shpejti.”