Merr dhuratën për ditëlindjen e saj të 21-të nga babai që i kishte vdekur 4 vjet më parë – AlpeGossip
Merr dhuratën për ditëlindjen e saj të 21-të nga babai që i kishte vdekur 4 vjet më parë

Merr dhuratën për ditëlindjen e saj të 21-të nga babai që i kishte vdekur 4 vjet më parë

Michael William Sellers, një baba i katër fëmijëve, vdiq në vitin 2013 nga kanceri pankreatik, por ai mendoi përpara vdekjes kur bëhej fjalë për vajzën e tij më të vogël.
Para se të vdiste, babai i Bailey kishte parapaguar për një marrëveshje me dyqanin e luleve për të i dërguar ato në ditëlindjen e saj çdo vit, deri kur i mbushi 21 vjeç.

Këtë vit, ajo u bë 21 vjeç.

“Që kur babai im vdiq, unë e kam urryer ditëlindjen time dhe e kam frikë çdo vit, sepse gjithmonë e ka bërë kaq të veçantë”, tha studentja nga Knoxville, Tenesi për New York Post.

“Kam pasur frikë të madhe për ditëlindjen e 21, sepse e dija se do të ishte viti i fundit”.

Bashkangjitur me lule, Bailey gjeti një letër dashurie me shkrim nga babai i saj.

“Unë u theva. Kjo letër ishte shumë e mahnitshme dhe e trishtuar në të njëjtën kohë”.

Për të nderuar gjestin e ndjeshëm të babait të saj, ajo e publikoj dhuratën e tij të fundit në Twitter, ku u retwitua mbi 350.000 herë dhe u pëlqye nga 1.5 milion njerëz.