3 shishe shampanjë për t’i bërë përshtypje vajzave, i riu e pëson keq… - AlpeGossip
3 shishe shampanjë për t’i bërë përshtypje vajzave, i riu e pëson keq…

3 shishe shampanjë për t’i bërë përshtypje vajzave, i riu e pëson keq…

Një i ri në Tiranë duket se e ka pësuar keq këtë fundjavë. Gazetarja e “Aldo Morning Show” raporton se djali kishte dalë me disa vajza në një klab dhe për t’i bërë përshtypje vajzave kishte porositur 3 shishe shampanjë dhe një shishe tjetër alkool, por kishte bërë pakt me kamerierin se 2 prej shisheve të shampanjës nuk do t’i hapte dhe do t’i kthente. Por sipas gazetares, një prej vajzave ka hapur një tjetër shishe dhe djali është detyruar të marrë para borxh për të paguar.

“Djali kishte dalë me disa vajza në klab dhe për t’i bërë përshtypje porosit 3 shishe shampanjë përveç shishes së alkoolit dhe bën pakt me kamarjerierin për të paguar vetëm një prej tyre pasi dy të tjera do t’i kthente mbrapsht. Por një nga vajzat dehet dhe hap shampanjën. Një shishe shampanjë në atë klab kushton 500 euro. Djali është detyruar të marrë shokët në telefon për t’u marrë lekë borxh për të paguar. Dhe e gjithë kjo vetëm për t’iu bërë përshtypje vajzave”, tha gazetarja./