U SHKRIMË SË QESHURI/ Arbana Osmani komenton për gjoksin e rritur në shtatzëni: Shijoji ato larger se nuk… (FOTO) – AlpeGossip
U SHKRIMË SË QESHURI/ Arbana Osmani komenton për gjoksin e rritur në shtatzëni: Shijoji ato larger se nuk… (FOTO)

U SHKRIMË SË QESHURI/ Arbana Osmani komenton për gjoksin e rritur në shtatzëni: Shijoji ato larger se nuk… (FOTO)

Arbana Osmani vijon të na tregojë ditë pas dite ndryshimet që po pëson trupi i saj gjatë shtatzënisë, dhe i fundit duket se e ka gëzuar moderatoren!

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet pranë mikeshës së ngushtë Xhemi Shehu, ndërsa në sy bie komenti i Arbanës, i cili i referohet gjoksit të saj të rritur.

“Kujdes: Objektet mund të duken më të mëdha se sa janë në të vërtetë”, shkruan Arbana.

Ky koment nuk kishte sesi të mos pasohej nga reagimet e ndjekësve të moderatores, të cilët e këshillojnë ta shijojë këtë periudhë dhe masat Large.

“Shijoji ato larger se nuk zgjatin shumë, dhe për ca muaj, pastaj fillojnë e zhduken 😂😂 sa të mira jenii meqë ra fjala 😂❤️❤️”, i shkruan një ndjekëse.

Ka dhe nga ata që thonë se pozicioni i moderatores me dorën poshtë gjoksit e bën të duket me volum.

Ende nuk është konfirmuar nga çifti gjinia e bebushit, por lart e poshtë po flitet se moderatorja dhe Eduarti po presin një djalë. Ky do të jetë djali i dytë i Arbanës, pas vogëlushit Jon nga martesa e saj e parë dhe fëmija i parë për Eduartin.

Po ashtu, moderatorja është në muajin e fundit të shtatzënisë pasi më herët është shprehur se këtë verë, në vend të pushimeve do të shkojë në maternitet për të lindur.