”KUJTOJ FYTYRËN E SAJ KUR E BËRA TË QANTE”/ Mozzik flet me zemër të hapur (FOTO) – AlpeGossip
”KUJTOJ FYTYRËN E SAJ KUR E BËRA TË QANTE”/ Mozzik flet me zemër të hapur (FOTO)

”KUJTOJ FYTYRËN E SAJ KUR E BËRA TË QANTE”/ Mozzik flet me zemër të hapur (FOTO)

Reperi i njohur Mozzik është kthyer në një ndër emrat më të komentuar në media së fundmi. Ndarja nga Loredana e ka vendosur në qendër të vëmendjes por ai ka vazhduar me jetën e tij dhe ka paralajmëruar dhe projekte të reja muzikore, si kurrë më parë.

Mbrëmjen e sotme, Mozzik ka vendosur të hapë zemrën para fansave të tij dhe ka ndarë me to një shkrim me nota shumë personale. Ai ka treguar se pavarësisht të gjithave do qëndrojë i palëkundur nga gjithë gjërat që kanë ndodhur e do të ndodhin, do të ecë gjithmonë kryelartë në rrugën drejt suksesit.

“Do të qëndroj pa lëvizur karakterin vetëm duke forcuar atë, do i qëndroj besnik sakrificave të mija falë atyre që jam këtu… Do i rikujtojë të gjitha momentet e hidhura , në momentet më të mira që ta di që ato po nuk i mbajte mirë do ikin e nuk kthehen më. Do eci kryelartë pa ndalur epshin për sukses. Do kujtoj fytyrën e nanës kur e bëra të qante e si lotëve të saj i shpalla luftë që t’ia kthej buzëqeshjen ngaqë meriton…Më duaj ose më urrej që të dyja janë ndjenja”, ka shkruar Mozzik. Kujtojmë që të shtunën, në emisionin ‘Shiko kush luan’, reperi tregoi se ndonëse jeta ka ulje-ngritje, ai ndihet i lumtur në këtë periudhë.