Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri mori triumfin e Këngës Magjike para tre vitesh, por bëri një gafë që askush nuk e dinte.

Ajo ka zbuluar rastin me veshjen që i kishte punuar stilisti Joni Peci, të cilit i hoqi detajin më të bukur.

 “Ka qenë një moment tek “Kënga Magjike” para ja 3 vjetësh. Joni më kishte bërë një fustan shumë të bukur të kuq me bisht dhe unë ngaqë jam fobike nga shkallët, po mendoja si do ti zbrisja me fustan të gjatë dhe më kishte kapur ankthi. E çfarë bëra? Marr gërshërët dhe i pres bishtin fustanit. Kam dalë si laraskë pa bisht”, tha Anxhela për Thumb.