Në muajin mars të vitit 2018, këngëtari i njohur Mentor Haziri mori vëmendjen e mediave për shkak të komentit të tij për performancën e Fifit dhe Mc Kreshës në “Këngën Magjike”.
“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta.
Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, u shpreh ai.
Haziri e votoi me vetëm 4 pikë këngën e famshme të dyshes, e cila në fakt u kthye në një ndër baladat më të preferuara. Thumbat virtualë mes tyre vazhduan e debati shkaktoi bujë në media e mesa duket akoma nuk janë rregulluar marrëdhëniet mes Fifit dhe Mentor Hazirit.
Ky i fundit ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Abc e Mëngjesit” ku i i pyetur nga moderatori Alban Musa lidhur me sherrin e bujshëm që pati me këngëtaren Fifi, ai u shpreh se nuk donte t’i bënte reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm.
“Është shumë i parëndësishëm dhe nuk dua t’i bëj reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm. Është i parëndësishëm, ndoshta nivel shumë i ulët i asaj bisede”, u shpreh ai.








![I thonë “mjaft i hape shalët për të nxjerrë b*thën se…”, Oriola Marash e lë “me gisht në gojë” me përgjigjen e saj [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/orriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii-400x224.jpg)




