A ËSHTË BASHKËSHORTJA XHELOZE PËR MUSKUJT E TIJ? Ja si përgjigjet Vedat Ademi – AlpeGossip
A ËSHTË BASHKËSHORTJA XHELOZE PËR MUSKUJT E TIJ? Ja si përgjigjet Vedat Ademi

A ËSHTË BASHKËSHORTJA XHELOZE PËR MUSKUJT E TIJ? Ja si përgjigjet Vedat Ademi

Të gjithë ndoshta i kujtoni kilogramët e tepërt të Vedat Ademit. Por prej kohësh këngëtari i njohur shqiptar arriti që të transformonte tërësisht fizikun e tij.

I ftuar sot në emisionin “Trokit”, Vedati tregoi sesi arriti të humbte 10 kilogramë në një kohë të shkurtër.

Këngëtari zbuloi se tashmë peshon 84 kilogramë dhe këtë peshë e arriti falë ushtrimeve në palestër dhe konsumimit të ushqimeve të shëndetshme.

I pyetur nëse bashkëshortja është xheloze për trupin e tij me muskuj, ai u shpreh: “Ajo nuk ndihet aspak xheloze, madje duhet të jetë krenare”.

Lidhur me jetën familjare, Vedat Ademi tha se çifti po mendon të zgjerojë më tej familjen, pasi dëshirojnë të kenë edhe një vajzë.