“NA MUNGON SHUMË…”/ Partneri përkujton Hueyda El Saied në ditën më të rëndësishme për ta (FOTO) – AlpeGossip
“NA MUNGON SHUMË…”/ Partneri përkujton Hueyda El Saied në ditën më të rëndësishme për ta (FOTO)

“NA MUNGON SHUMË…”/ Partneri përkujton Hueyda El Saied në ditën më të rëndësishme për ta (FOTO)

Thierry, partneri i Hueyda El Saied ka kujtuar të ndjerën me rastin e përvjetorit të martesës. Në profilin e balerinës, Thierry ka publikuar një kolazh me foto me momentet më të mira nga ceremonia martesore krahas së cilës ka shprehur dashurinë që ka për të.

“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës. Kështu që gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, shkruan ai.

Balerina e famshme ndërroi jetë me 23 Nëntor pas një beteje me kancerin e gjirit. Pas humbjes së saj, Thierry u shpreh se ndihej i lumtur që Hueyda i kishte dhënë dhuratën më të bukur, Gabrielin. Në fund, ai i bën dhe një premtim se do ta mbajë djalin e tyre pranë vetes gjithmonë.