“KAM PUNUAR NË DYQAN RROBASH”/ Këngëtarja shqiptare zbulon të panjohurat e jetës së saj (VIDEO) – AlpeGossip
“KAM PUNUAR NË DYQAN RROBASH”/ Këngëtarja shqiptare zbulon të panjohurat e jetës së saj (VIDEO)

“KAM PUNUAR NË DYQAN RROBASH”/ Këngëtarja shqiptare zbulon të panjohurat e jetës së saj (VIDEO)

Këngëtarja e famshme shqiptare e njohur për hitet e saj “Nanush 1” dhe “Nanush 2” , Fifi ka treguar sot për emisionin “Prive” se para se të bëhej këngëtare ka punuar në dyqan rrobash dhe paloste rrobat.

“Kam punuar në sektorin e rrobave dhe palosja rroba. Ndihesha shumë krenare kur i merrja paratë në fund të muajit. Për më tepër nuk i harxhoja se më dhimbseshin” – tha këngëtarja teksa zbuloi edhe 9 gjëra të panjohura më parë për të.

Ajo tregoi gjithashtu se njëherë ngeli 24 orë pa shtëpi me të gjitha rrrobat poshtë pallatit sepse kishte lajmëruar të zonjën e shtëpisë ku rrinte me qira se do të largohej. Por  ndërkohë nuk kishte shtëpi tjetër, pasi nuk e pranuan në shtëpi qenin e saj.