VETËM 4 VJEÇ/ Vajza e Aulonës bën kërkesën e çuditshme që do t’ju shkrijë së qeshuri – AlpeGossip
VETËM 4 VJEÇ/ Vajza e Aulonës bën kërkesën e çuditshme që do t’ju shkrijë së qeshuri

VETËM 4 VJEÇ/ Vajza e Aulonës bën kërkesën e çuditshme që do t’ju shkrijë së qeshuri

Moderatorja e njohur e emisionit “Thumb” Aulona Musta është një nga personazhet më aktiv në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon fotot dhe video nga e përditshmja e saj.

Një vëmendje të madhe të mediave dhe fansave e ka marrë vajza e saj 4 vjeç, Amara e cila ndonëse është ende shumë e vogël ka fituar zemrat e publikut me sjelljet e saj. Ditën e sotme, Aulona ka shkrirë së qeshuri gjithë ndjekësit e saj teksa ka publikuar një video ku e bija i ka bërë një kërkesë të pazakontë.

Në video shihet se Amara i ka lënë një letër prindërve përpara derës së dhomës, ku i ndalon atyre të hynë në dhomën e saj deri sa ajo të kthehet nga kopshti.

“Sot Amara kishte një kërkesë të çuditshme”, ka shkruar Aulona duke qeshur ndërkohë që në video sqaron se do të përmbush dëshirën e vajzës së saj ndonëse ka filluar që në këtë moshë me këto kërkesa.