Nga tensioni i lartë i gjakut tek mëlçia e dhjamosur/ Të gjitha arsyet pse duhet të hani panxhar (FOTO) – AlpeGossip
Nga tensioni i lartë i gjakut tek mëlçia e dhjamosur/ Të gjitha arsyet pse duhet të hani panxhar (FOTO)

Nga tensioni i lartë i gjakut tek mëlçia e dhjamosur/ Të gjitha arsyet pse duhet të hani panxhar (FOTO)

Panxhari është një nga perimet më të shijshme dhe më të shëndetshme të nëntokës. Ai është i pasur në shumë lëndë ushqyese të domosdoshme për organizmin, si vitaminat B, hekuri, magnezi, koper, kalium etj. Jo pa shkak kjo perime krahasohet me një gurë të çmuar. Panxhari ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, lufton aneminë, sëmundjet e zemrës, ndihmon me tretjen etj. Le të zbulojmë hap pas hapi disa prej funksioneve të tij kryesore për trupin dhe organizmin e njeriut:
1. Përmirëson tensionin e gjakut: Panxhari është i pasur në nitrate, që trupi i konverton në okside nitrike, një përbërës që relakson dhe zgjeron enët e gjakut, duke krijuar më shumë hapësirë për transportimin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Kjo do të thotë qarkullim më të mirë të gjakut dhe tension më i ulët i gjakut. Një studim i vitit 2012 ka zbuluar se konsumimi i vetëm një gotë me lëng panxhari ndihmon në uljen e tensionit sistolik të gjakut me 4 deri në 5 pikë.
2. Ndihmon në mirëfunksionimin e trurit: Oksidi nitrik relakson dhe zgjeron enët e gjakut, ku nga ana tjetër përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në mirëfunksionimin e këtij organi jetik. Kjo është sidomos e rëndësishme ndërkohë që plakemi, pasi studimet kanë treguar se me kalimin e moshës fillon të zvogëlohet kapaciteti për të gjeneruar oksid nitrik, së bashku me aktivitetin e neuroneve dhe funksionimin e trurit. Një studim i vitit 2010 ka zbuluar se një dietë e pasur në nitrate, që përfshin edhe lëngun e panxharit, rrit furnizimin me gjak në lobin frontal në tru – një pjesë që lidhet me aftësitë funksionale si vëmendja ndaj detajeve, fokusimi, organizimi etj.
3. Mbron mëlçinë: Mëlçia bën punën më të vështirë në pastrimin e gjakut dhe detoksifikimin e trupit. Mund t’ia lehtësonin punën duke konsumuar panxhar thuajse çdo ditë. Studimet kanë treguar se betaine, një aminoacid që gjendet tek panxhari (ashtu si edhe tek spinaqi dhe kuinoa) mund të ndihmojë për të parandaluar ose minimizuar akumulimin e dhjamit në mëlçi. Studimet e kryera tek kafshët gjithashtu kanë treguar se minjtë e ushqyer me lëng panxhari kishin nivele më të larta të enzimave detoksifikuese në enët e gjakut. Ndërsa studimet kryera tek pacientët me diabet kanë treguar se përbërësi betaine përmirëson funksionimin e mëlçisë, duke ulur kolesterolin.

Oferta dhe Shitblerje