Nevina Shtylla kalon në “Top Channel”/ Zbulohet programi në të cilin do ta shohim (FOTO) – AlpeGossip
Nevina Shtylla kalon në “Top Channel”/ Zbulohet programi në të cilin do ta shohim (FOTO)

Nevina Shtylla kalon në “Top Channel”/ Zbulohet programi në të cilin do ta shohim (FOTO)

Kur shumë prej nesh mendonin se gjithçka kishte marrë formën finale dhe surprizat nga merkatoja televizive kishin mbaruar, ja ku vjen një tjetër lajm. Bëhet fjalë për tranferimin e moderatores Nevina Shtylla nga “Tv Klan” drejt “Top Channel”. Blitz.al ka siguruar një foto ku duket moderatorja në fjalë së bashku me Edi Manushin, Fjoralba Ponarin dhe dy persona të tjerë.

Ashtu siç ishte folur disa ditë më parë, Nevina do të jetë pjesë e “Procesit Sportiv” në krah të Edi Manushit për sezonin e ri. Kjo është një sfidë e re për Nevinën e cila sezonin e kaluar prezantoi programin “Jo vetëm modë”.

Përsa i përket Fjoralbës, ende nuk dihet se në çfarë emisioni do ta shohim, por një gjë është e sigurt, që të dyja bukuroshet janë pjesë e “Top Channel”.