Rike Roci kthehet në Shqipëri pas prishjes së fejesës, pse mori fund historia 10-vjeçare e dashurisë me muzikantin - AlpeGossip
Rike Roci kthehet në Shqipëri pas prishjes së fejesës, pse mori fund historia 10-vjeçare e dashurisë me muzikantin

Rike Roci kthehet në Shqipëri pas prishjes së fejesës, pse mori fund historia 10-vjeçare e dashurisë me muzikantin

Pas pesë vitesh që e pamë si konkurrente në edicionin e 4-t të “Dancing with the Stars Albania”, Rike Roci kthehet në Shqipëri për të marrë pjesë për herë të dytë në këtë garë VIP, ku konkurrojnë më të mirët e edicioneve ndër vite. Modelja që do të mbahet mend gjatë si banorja më e bukur e “Big Brother 6”, megjithëse jo me “kurorën” e fitueses në kokë, prej vitesh ka marrë gjithë vëmendjen e medias, duke u kthyer në personazhin më të pëlqyer të kopertinave rozë.

Pasi ka lënë punën në sallonin e saj të bukurisë në Milano dhe është vendosur në Shqipëri për sfidën e kërcimit, menjëherë sa mbërriti në Tiranë ajo mori ftesat e para për të qenë e ftuar në programet televizive, siç ishte emisioni i pasdites në “Vizion Plus” dhe “Procesi Sportiv” i Edi Manushit.

Në një nga intervistat e saj, deklaroi se sa i takon statusit, tashmë është single, duke deklaruar se është ndarë nga i fejuari i saj, Dj-i italian, Luca Binatti. Por kujtojmë se historia e saj e dashurisë nuk është si gjithë të tjerat, nga ato të zakonshmet që kur përfundojnë, nuk ka kthim pas. Fiks para një viti, ish-lojtarja më seksi e “Big Brother”, u rikthye tek ish-i dashuri legjendar, pasi e kishte deklaruar në media ndarjen, për faktin se kishte nisur një histori të re me një tjetër djalë.

Mesa duket, për durrsaken e pëlqyer që jeton në Itali prej 24 vitesh, ishte e pamundur të hidhte pas krahëve 9 vite lidhje, kështu që ajo u kthye sërish në krahët e ish-it. Shenja e parë e rikthimit tek italiani i pashëm ishte kur Rike Roci u arratis në Ibiza, direkt pasi ishin fejuar në privatësi të plotë.

RIBASHKIMI NJË VIT MË PARË DHE DREKA FAMILJARE KU RIKE MORI UNAZËN E FEJESËS

E ky ribashkim i çiftit erdhi pas gati dy vjetësh të ndarë. Por në këtë rikthim fotomodelja shqiptare dhe muzikanti italian përfshinë edhe të afërmit në lidhjen e tyre, fiks një vit më parë. Disa foto, që ata postuan në rrjetet sociale, dëshmuan se Rike Roci u kthye te dashuria e vjetër, duke zyrtarizuar lidhjen në një drekë në familjen e Dj-it italian.

Luleshtrydhet ishin fruti që familja e muzikantit servirën në mbylljen e drekës për nusen shqiptare, momente që Rike i ndau me miqtë me anë të një statusi të shoqëruar me foto. Në postimin në fjalë, Rike i kishte bërë tag motrës së ishpartnerit, Chiara Binatti-t, e cila kishte përgatitur drekën familjare me të ftuar specialë, Riken dhe të dashurin e saj prej nëntë vitesh, Dj-in italian, Luca. Ishte e diela e datës 14 maj 2017, dita kur vajza nga Durrësi postoi dhe një foto ku ekspozonte një unazë në gishtin e fejesës.

“Buona domenica, love, domenica, felice”, ishte mbishkrimi që Rike i bëri në gjuhën italiane fotos që dëshmonte një moment të veçantë, që ajo po kalonte në jetën e saj duke ndryshuar statusin. Në fakt, pritej ky rikthim i Rikes te dashuria e adoleshencës, pas postimit të fotos nostalgjike pak më parë nga lidhja 9-vjeçare me Dj-in italian, Luca Binatti. Më pas, në një intervistë në media ajo u shpreh se ndihej e dashuruar dhe e lumtur sa i takon jetës sentimentale, duke sqaruar se nuk bëhej fjalë për dashuri të re në jetën e saj.

Vajza nga Durrësi, që mori famë në Itali si tifozja më e bukur dhe seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”, deklaroi se me Luca-n u lidhën para një dekade. Historia e saj e bukur me Dj-in italian e bë e njohur gjatë kohës që Rike ishte pjesë e “Big Brother 7”, shoqëruar me disa foto vërtet mbreslënëse pranë njëritjetrit, ndërsa ishin duke punuar në plazh. Ata dukeshin se ishin bërë për njëri-tjetrin, por nuk dihet pse u ndanë në verën e vitit 2015, për t’u rikthyer sërish në prag të verës 2017.

Ndërkohë, ky vit rikthimi ishte thjesht sa për të plotësuar shifrën 10, pra, një dekadë të plotë të historisë së tyre me ndarje e ribashkime. Flitet, se distanca dhe xhelozia është nga arsyet e prishjes së fejesës, për faktin se ish-i dashuri udhë- ton shpesh nëpër botë ku mban koncertet e tij në clubet e natës. Vlen për t’u theksuar, se ai gjatë kësaj periudhë nuk është komentuar kurrë për flirt apo lidhje me vajzë tjetër, pasi thuhej se dashuria e tij e vetme ishte Rike.

PUSHIMET E FUNDIT LUKSOZE TË RIKES ME ISH-TË FEJUARIN

Pushimet e fundit luksoze të Rike Rocit me muzikantin italian Luca Binatti ishin ato të verës së kaluar. Ajo u arratis në muajin korrik 2017 në Ibiza për pushimet e verës, nga ku postoi fotot me bikini. Ajo jo vetëm që dukej bukur me linjat pas dobë- simit, por ndihej në qiellin e shtatë duke shijuar relaksim në destinacionin luksoz.

Nuk munguan komplimentet dhe fjalët mikluese nga ndjekësit për të. Edhe pse ajo nuk e zbuloi me kë po pushonte, sipas burimeve të gazetës “Panorama Plus”, u fol se pas gati dy vjetësh ajo iu rikthye pushimeve në Ibiza me DJ italian. Kjo, për faktin, se në këtë destinacion turistik ai ka dhe të përqendruar axhendën e tij koncertore në verë si DJ.

Ndërkohë, dyshimet se Rike ishte kthyer te dashuria e saj e vjetër kishin pak kohë që kishin lindur. Ata dukeshin se linin kokën për njëri-tjetrin, pasi edhe pse u ndanë në verën e vitit 2015, rikthimi sërish në prag të verës 2017 dukej shumë pasionant.

Por tashmë fejesa është prishur, kështu që për Riken, kthimi në Shqipëri mund të jetë dhe fillimi i një kapitulli të ri edhe në çështjet e zemrës. Sa për garën e kërcimit, ajo u shpreh në një intervistë televizive se shpreson shumë që të mos bllokohet nga emocionet në skenë, siç ndodhi herën e parë që e pamë në këtë garë dhe u skualifikua më herët se ç’pritej.