NUK E KISHIM MENDUAR/ “Kumbari” që bashkoi Fifin me Mc Kreshën qenka ky person – AlpeGossip
NUK E KISHIM MENDUAR/ “Kumbari” që bashkoi Fifin me Mc Kreshën qenka ky person

NUK E KISHIM MENDUAR/ “Kumbari” që bashkoi Fifin me Mc Kreshën qenka ky person

“Psikopatja Jote” ka vetëm pesë ditë në “Youtube” dhe numëron plot 2 milionë klikime. Duket se bashkëpunimi i këngëtares Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi me reperin Mc Kresha është përqafuar menjëherë nga adhuruesit e festivalit “Kënga Magjike”.

Së fundmi, dy këngëtarët kanë rrëfyer detajet e projektit në një intervistë për “Mirage” dhe zbuluan se ai që i bëri bashkë në këtë projekt është Ardit Gjebrea. Fifi sqaroi edhe njëherë përse ka zgjedhur këtë titull për këngën, duke hedhur poshtë akuzat se ofendon femrat.

“Ka qenë një koment ku më kanë shkruar se titulli i këngës është pa lidhje dhe kënga bie në kontraditë me veten. Por kjo nuk është e vërtetë. Ajo nuk bie në kontraditë me veten sepse secila femër e kontrollon burrin e saj. Nuk ka femër në botë që nuk i shkon pas burrit të saj. Nuk ka femër në botë që nuk i dërgon shoqet pas për ta kontrolluar se ku po shkon. Përveç kësaj të gjitha femrat mendojnë nëse e duan mashkullin me të cilin janë apo jo”,- tha këngëtarja.

Nga ana tjetër, Fifi tregoi se kënga është e shkruar nga ajo në një moment që ishte shumë konfuze me jetën e saj.