E ftuar sot në emisionin shumë të ndjekur “Rudina” ishte këngëtarja Fjolla Morina e cila e ka habitur moderatoren me ndryshimin që ka bërë së fundmi në pamje.
Rudina Magjistari i tha Fjollës se ajo i kujton shumë Kim Kardashian nga flokët bjonde duke u shprehur se në studio i ka ardhur Kimi.
“Nga flokët i ngjan shumë, ndaj them me bindje se më ka ardhur Kim Kardashian në studio”, i tha Rudina Fjollës.
Këngëtarja është komentuar shumë së fundmi për pamjen e re dhe faktin që i ngjan shumë Kim Kardashianit.