Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk bëjmë seks? – AlpeGossip
Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk bëjmë seks?

Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk bëjmë seks?

Gjithmonë lexojmë lajme që flasin se çfarë ndodh me trupin kur bëjmë seks, por të rralla janë ato lajme që na tregojnë se çfarë ndodh kur nuk bëjmë seks.

“Seksi ndihmon për t’iu afruar emocionalisht me dikë dhe për të ulur nivelin e stresit. Shërben edhe për zemrën, rrit rrahjet e zemrës dhe ju digjni kaloritë”, thotë terapistja, Sari Cooper.

Jo vetëm kaq, por sipas Cooper, seksi gjithashtu mund të ulë presionin e gjakut, të kurojë dhembjen e kokës dhe lehtësojë simptomat e depresionit.

Dhe pyetja është nëse nuk bëjmë seks a e dëmtojmë trupin tonë?

“Ndërsa disa persona progresojnë dhe janë produktivë edhe kur nuk bëjnë seks rregullisht, të tjerë mund të jenë të prirur për sëmundje që kanë të bëjnë me stresin për shkak të nevojës së tyre të thellë për marrëdhënie seksuale”, thotë Cooper.

 

Disa nga pasojat më të përhapura janë:

-Ndjeni më shumë ankth.

-Ulje e lubrifikimit vaginal.

-Disfunksione erektile për mashkullin.

 

-Mashkulli duhet të bëj një kontroll shëndetësor të prostatës.

-Ndiheni më të stresuar.

-Prekeni më shpesh nga ftohjet dhe virozat sepse ju bie imuniteti.