JU DUHEN DISA COPA AKULLI/ Metoda më e mirë për përmirësimin e fertilitetit tek meshkujt - AlpeGossip
JU DUHEN DISA COPA AKULLI/ Metoda më e mirë për përmirësimin e fertilitetit tek meshkujt

JU DUHEN DISA COPA AKULLI/ Metoda më e mirë për përmirësimin e fertilitetit tek meshkujt

Shmangia e nxehtësisë është bërë pothuajse këshilla më klishe për përmirësimin e fertilitetit tek meshkujt.
Hulumtimet mbi ftohjen e testikujve si një terapi potenciale e infertilitetit tek meshkujt u inicua në mesin e viteve të 60’ta. Hulumtuesit zbuluan rishtazi se ekzistonte një korrelacion midis temperaturës së lartë dhe reduktimit të spermës.

Një nga studimet e para eksploroi efektet e temperaturës në kualitetin e spermës, duke krijuar një grup vullnetarësh prej 30 meshkujsh, të cilët i ekspozoheshin nxehtësisë për 14 ditë rresht.

Rezultatet ishin shokuese: niveli i spermës ra. Por, 12 ditë më vonë, ato u rikthyen në normalitet. Më pas, ata vendosën akuj në testikujt e tyre për 14 ditë rresht. Niveli i spermës u rrit trefish më shumë.

Meqenëse hulumtimi mbi ftohjen e testikujve është i kufizuar, nuk mund të thuhet se është metoda përfundimtare për përmirësimin e fertilitetit. Megjithatë, në një kërkim pak më të thellë në studimet paraprake mund të na japë një pasqyrë në atë që hulumtuesit besojnë se janë faktorë të rëndësishëm për ftohje efektive.

Madje, studiuesit kanë ndarë edhe disa nga format sesi mund të shfrytëzoni akujt për përmirësimin e fertilitetit.

Ndiqini instruksionet e mëposhtme:

– Qese e akullit ose bizele te ngrira te aplikuara në zonë ne intervale te rregullta.

– Të fjeturit lakuriq me një freskuese ajri përgjatë verës.

– Banja, dushe të ftohta ose ekspozime të tjera të rregullta në ujë të ftohtë.