Jemi në kohën e gripit! Çdo njeri që njeh ose po kalon periudhën e vështirë të gripit ose e hodhi pas krahëve. Por nëse në dietën tuaj janë ushqime që vitamina A, B, C dhe E, pra frutat, bishtajoret, kosi dhe agrumet atëherë mund t’i shpëtoni virozave të stinës. Ja çfarë të konsumoni nëse keni ftohtë:
1.Patatja
Fileto pule dhe pure patatesh (Porosit këtu)
Është e pasur vitaminë A, të mirat e së cilës janë zhvillimi i sistemit imunitar, me vetit antioksiduese. Gjithashtu kanë shumë kripëra minerale, të nevojshëm për të luftuar stresin fizik që i nënshtrohet organizmi.
2.Hudhra dhe qepa
Karkaleca me salcë hudhrash (Porosit këtu)
Nëse doni të rini ngrohtë, hiqni dorë nga fryma e freskët, që fatkeqësisht nuk ta jep as hudhra e as qepa. Por nëse doni të gëzoni vetitë e tyre antibiotike, që i përmban allicina, një substancë në gjendje të luftojë infeksionet bakteriale, duke vënë në veprim sistemin imunitar, duhet t’i bëni pjesë të dietës suaj.
3.Xhenxhefili
Role pule dhe supë karotë xhinxher (Porosit këtu)
Aleat i fuqishëm si pastrues dhe detoksifikues natyral, xhenxhefili rrit qarkullimin e gjakut duke favorizuar ngrohjen e organizmit dhe të jep një ngrohtësi të përgjithshme.
4.Bishtajoret
Thjerrëza (Porosit këtu)
Ndoshta pak vetë e dinë se një nga simptomat e mungesës së hekurit është dhe ndjesia e të ftohtit. Për këtë hani thjerrëza, fasule apo një supë të mirë me to, pasi është ideale për t’u ngrohur falë sasisë së madhe të fibrave që përmbajnë.
5.Proteinat
(Porosit këtu)
Mishi, peshku dhe veza favorizojnë procesin e termogjenezës, prodhimit ët ngrohtësisë duke nisur nga vetë organizmi dhe stimulon metabolizmin. Përmbajnë dhe shumë hekur.
6.Agrumet
(Porosit këtu lëngjet e freskëta)
Portokallet, mandarinat, qitrot, limonët janë të pasura me vitamina, në veçanti me vitaminë C, që përveçse është një antioksidant, forcon sistemin imunitar.
7.Perimet e stinës
(Porosit këtu)
Spinaqi, brokoli, kungulli, karrota përmbajnë kripëra minerale dhe vitamina. Spinaqi në veçanti është një burim i mirë hekuri, acidi folik, vitamine C dhe karrotenoidë. Ideale do të ishte një supë që përmban perime, bishtaja dhe qepë.