“NUK RRIJA DOT”/ Aurela Gaçe zbulon një detaj që nuk e dinim për nusen e Gaz Pajës – AlpeGossip
“NUK RRIJA DOT”/ Aurela Gaçe zbulon një detaj që nuk e dinim për nusen e Gaz Pajës

“NUK RRIJA DOT”/ Aurela Gaçe zbulon një detaj që nuk e dinim për nusen e Gaz Pajës

Aktori Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi mbajtën mbrëmjen e djeshme një dasmë madhështore në hotel Plaza, të organizuar deri në detaje nga “Ami Event”.

Në dasmë performuan disa këngëtarë të njohur shqiptar, mes tyre edhe Aurela Gaçe e cila sot ka postuar një video nga momenti kur i këndon nuses.

Aurela dëgjohet duke kënduar Hajredin Pashën pasi siç zbulon, nusja Ira është me origjinë nga Dibra.

“Isha e ftuar si një nga mikeshat e Gazit, e s’mund të rrija pa ja bërë qejfin nuses dibrane”, shkruan Aurela.

Ndërkohë kujtojmë që Gazi është me origjinë nga Fieri.