“E PE ÇFARË THA, HAJDE NGACMOJMË…”/ Tani nevrikoset sërish me Arbrin: Pse do të më fusësh në sherr? – AlpeGossip
“E PE ÇFARË THA, HAJDE NGACMOJMË…”/ Tani nevrikoset sërish me Arbrin: Pse do të më fusësh në sherr?

“E PE ÇFARË THA, HAJDE NGACMOJMË…”/ Tani nevrikoset sërish me Arbrin: Pse do të më fusësh në sherr?

Pas kërkesës së Arbrit ndaj Xheisarës që të mos kenë kontakt fizik, pamje që u transmetuan në spektaklin e mbrëmjes së kaluar, nisi një debat me Tan Bramën. Ky i fundit pretendon se Arbri nuk ia ka thënë bisedën sic duhet dhe ndaj ishte reagimi i tij i ashpër.

Nga ana tjetër, Arbri thotë se duhet të ketë limite pasi është përballur me kërcënime e fjalë fyese nga më të ndryshmet ndërsa Tani kujtoi një moment kur donte ti bashkohej grupit. Aty i kishte dëgjuar Arbri dhe i kishte treguar Ilirit bisedën që ka pasur Tani me Eltonin.

Tan Brama: Kur po pija birra dhe i them Tokes hajde bashkohemi me grupin, i tha Ilirit, e pe çfarë tha, hajde ngacmojmë Ilirin.

Arbri: Tokja i tha, hajde kapemi icik.

Tan Brama: Pse gërricesh kot? Pse do të më fusësh në sherr? Pse gënjen?

Arbri: Nuk gënjej.

Tan Brama: Pse mashtron kot.

Elton: I thashë rrimë vëllai këtu se nuk dua të kapem.

Arbri: Kërkoj ndjesë nëse jam keqkuptuar.

Xheisara: Ai debati nuk më ka lënë shije të mirë dhe e kam përjetuar shumë. Doja ti sqaroja Arbrit që në bazë të arsyetimit të Iliri më dha, mendova pse jo, të kërkoj ndjesë dhe mendoj se duhet ti kërkosh familjes time ndjesë sepse ishte shumë vulgare. E ke diskutuar si unë dhe kjo nuk ka qenë fare në rregull.