5 metoda të lehta shtëpiake për të reduktuar aknet në zonën e gjoksit – AlpeGossip
5 metoda të lehta shtëpiake për të reduktuar aknet në zonën e gjoksit

5 metoda të lehta shtëpiake për të reduktuar aknet në zonën e gjoksit

Aknet në zonën e gjoksit janë mjaft të përhapura dhe të zakonshme. Ato shfaqen për shkak të sekretimit të tepërt të yndyrës nga gjendrat e gjoksit.

Ja disa metoda të lehta shtëpiake për t’i reduktuar në kohë rekord:

Qepë dhe tërshërë

Kjo përzierje rezulton efektive në eliminimin e akneve në zonën e gjoksit. Ajo redukton sekretimin e tepërt të yndyrës dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit.

Xhel Aloe Vera

Aloe Vera është një bimë e mrekullueshme dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga shumë probleme. Lëngu i Aloes është i dobishëm në reduktimin e skuqjes, akneve, madje ndihmon edhe në eliminimin e yndyrës së tepërt nga lëkura.

Limoni

Limoni ka qenë gjithmonë një aleat për lëkurën, mjaft i dobishëm në trajtimin e problemeve të saj. Dihet që limoni ka veti antiseptike që ndihmojnë në kujdesin e lëkurës në shumë mënyra. Kombinojeni me përbërësit e duhur që i përshtaten llojit të lëkurës suaj dhe shumë shpejt do të vini re ndryshimet e para.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ka veti antibakteriale dhe anti-septike. Aplikimi i saj në zonën e prekur nga aknet do të ndihmojë në absorbimin e yndyrës së tepërt dhe gjithashtu vret bakteret që shkaktojnë akne apo skuqje.

Sodë buke

Soda e bukës ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe mundëson përthithjen e yndyrës së tepërt.

Aplikojeni në zonën e gjoksit me pak ujë ose limon, e lini për 5 minuta dhe e fshini butësisht.