Si ti kuroni buzët e plasaritura brenda ditës – AlpeGossip
Si ti kuroni buzët e plasaritura brenda ditës

Si ti kuroni buzët e plasaritura brenda ditës

Shkaku kryesor i plasaritjes së buzëve është dehidratimi. Mungesa e vitaminave, si dhe temperaturat e ulëta janë gjithashtu arsye të tjera.

Për ti dhënë zgjidhje këtij problemi më tepër estetik ne ju këshillojmë vazelinën.

Atë mund ta gjeni në çdo farmaci me një çmim simbolik prej 100 lekësh dhe e aplikoni sa herë të doni.

Vaselina është një ilaç i shkëlqyeshëm për hidratimin e buzëve. Aplikoni sa më shumë që mundeni. Ajo është gjithashtu shumë e efektshme në bërjen e buzëve të buta e të shëndetshme, me shkëlqim dhe rozë të çelët.

Para së gjithash hiqni çdo buzëkuq, laps apo shkëlqyes që keni vendosur. I pastroni me një pambuk për të hequr qelizat e vdekura. Në fund aplikojeni vazelinën butësisht. Rekomandohet që ta bëni para se të shtriheni, në mënyrë që ta lini të veprojë gjatë gjithë natës.