Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha pak ditë më parë ndau me të gjithë ndjekësit e saj lajmin se ishte në pritje të ëmbël por ditën e enjte ajo lajmin të trishtë, ku tregoi se i kshte humbur të dy binjakët e saj.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, aktorja e ndau këtë moment të vëshirë për të me ndjkësit, duke treguar gjithashtu se nuk po e kalon mirë psikologjikisht këtë periudhë.
“Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”– shkroi ajo.
Mirëpo pas lajmit të trishtë, Delinda arriti të përfundonte me sukses një shfaqje në teatër ku i duhej të aktronte rolin e një gruaje e cila mes shumë vështirësive tenton të bëjë fëmijë por përfundon duke birësuar një vajzë.
Aktorja ka treguar se për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike kjo gjë ishte shumë e vështirë për tu realizuar. Ajo nuk ka nguruar së falenderuari të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj për mesazhet dhe energjinë pozitive që i kanë dhuruar.
“Sonte kisha shfaqjen ‘Celule Seksuale’, ndonëse e pamundur psikologjikisht po ia arrita të interpretoj Silvin. Një femër që do me patjetër të ngelë shtatëzanë dhe pas shumë aborteve dhe tentativave për të ngelurnë fund birëson një vajzë. Shumë faleminderit të gjithë për mesazhet, urimet, fjalët e ngrohta. Gjithë emergjinë pozitive që mora do ja dal se kam një familje të mrekullueshme, miq të mirë dhe mbi të gjitha njerëz që më duan”- shkroi aktorja krahas fotos së postuar