AKTORI I NJOHUR REFUZON FTESËN/ “Portokalli” nis kërkimet për figura të reja – AlpeGossip
AKTORI I NJOHUR REFUZON FTESËN/ “Portokalli” nis kërkimet për figura të reja

AKTORI I NJOHUR REFUZON FTESËN/ “Portokalli” nis kërkimet për figura të reja

Pasi Bes Kallaku dhe Erion Isai morën skenaristin e njohur Vangjel Kozma për t’u zhvendosur në “Klan”, “Top Channel” ka nisur kërkimet për figura të reja për programin e humorit “Portokalli”.

Bëhet me dije se “Top Channel” i ka bërë ftesë aktorit shqiptar, Gazmend Gjoka, dhe ky i fundit e ka refuzuar.

Aktori i njohur i teatrit ishte menduar të bëhej pjesë e spektaklit të humorit, “Portokalli”, por me sa duket kjo gjë nuk do të ndodhë pasi ai nuk ka pranuar.

Për të gjithë ju që nuk e mbani mend, Gjoka ka qenë pjesë e “Portokalli”-së vite më parë.

Ai luante rolin e  Bolit dhe atë të Xhonit, ku shfaqej bashkë me Ninin e Bules (Elvis Pupa).

Aktorë mjaft të njohur të humorit i janë larguar “Portokallisë” dhe ky sezon do të ketë shumë mungesa.