MARTESË OSE LIDHJE E GJATË/ 4 arsye pse seksi ndryshon rrënjësisht – AlpeGossip
MARTESË OSE LIDHJE E GJATË/  4 arsye pse seksi ndryshon rrënjësisht

MARTESË OSE LIDHJE E GJATË/ 4 arsye pse seksi ndryshon rrënjësisht

Ndryshime të mëdha ndodhin në jetën e një çifti pas kalimit në një tjetër fazë – martesë, bashkëjetesë ose lidhje shumë e gjatë. Fillojnë përgjegjësitë e përbashkëta, detyrimet, zënka për punët e shtëpisë etj. Mirëpo edhe seksi pëson disa ndryshime.

Kur jeton me shokët e dhomës, ose kur ndodh ndonjë takim i rastësishëm, menjëherë çiftet përfitojnë nga fakti që dhoma është bosh dhe zhvishen menjëherë. Në martesë ose lidhje të gjata jo. Nevoja nuk është aq urgjente; ndërkohë që njëri zhvishet, kontrollon ndërkohë telefonin, sheh veten në pasqyrë, tjetri sistemon ndonjë gjë, shtrihet me qetësi dhe “indiferencë”.

S’ka më rëndësi nëse ai nuk është “WOW” (ka ditë plot). Njerëzit bëjnë një pakt për të qëndruar së bashku (me shpresë) përgjithmonë. Seksi mund të mos jetë ai që presin, megjithatë nuk e vrasin mendjen, pasi presioni për t’u dukur mirë nuk është aq i madh sa në fillim. Në rast se e teprojnë, sigurisht që situata kthehet në problematike.

Në fillim të lidhjes, zakonisht seksi oral bëhet me radhë, apo jo? Martesa/bashkëjetesa sjell mirëkuptim njerëz. Është njësoj si rasti ku miku të paguan drekën: Përmes një marrëveshjeje të fshehtë, ti ke detyrimin herën tjetër!

Kur lidhjet janë në hapat e para, partnerët e shohin njëri-tjetrin lakuriq vetëm kur bëhet fjalë për seks. Në martesë/bashkëjetesë ose lidhje të gjata mund ta shohin atë të zhveshur pothuajse çdo ditë. Askujt nuk i bën më përshtypje. Kjo nuk do të thotë që nuk ka më eksitim kur partnerët janë pa rroba, por thjesht lakuriqësia bëhet e zakonshme.