KAPEN MAT/ Zbulohet i dashuri super yll i Gigi Hadid – AlpeGossip
KAPEN MAT/  Zbulohet i dashuri super yll i Gigi Hadid

KAPEN MAT/ Zbulohet i dashuri super yll i Gigi Hadid

Modelja Gidi Hadid dhe Zayn Malik për një kohë të gjatë u patën kthyer në një ndër çiftet më të përfolur të showbizit të huaj. Vetëm disa muaj më parë lidhja disavjeçare mes tyre mori fund.

Për një periudhë modelja duke respektuar faktin e të sapo qenurit ndarë, nuk u shoqërua me asnjë mashkull tjetër.Mirëpo, kjo periudhë tanimë ka marrë fund dhe mesa duket Gigi ka vendosur t’i rikthehet jetës së saj dashurore. Mediat e huaja po shkruajnë se modelja ka nisur një romancë të re me Tyler Cameron.

Ajo është parë në një takim me të ditën e djeshme dhe thashethemet në lidhje me çiftin në fjalë kanë nisur që kur të rinjtë filluan të ndiqnin njëri tjetrin në instagram. Një fakt tejet interesant është se vetëm katër ditë më parë, pjesëmarrësi në “The Bachelorette”, Tyler Cameron, u pa në shtëpinë e ish të dashurës së tij, ndërsa tani kudo në media po flitet për lidhjen me Gigi Hadid, një lajm ky që i ka gëzuar të gjithë por sidomos fansat e modeles. Që nga ndarja me Zayn Malik ajo nuk kishte lejuar ndonjë mashkull në jetën e saj dhe u fokusua në karrierën e saj dhe kjo mesa duket i ka mërzitur fansat e saj që duan vetëm ta shikojnë të lumtur.