“Si është të jesh beqare pas të 30-ave”? Këngëtarja shqiptare çudit me përgjigjen – AlpeGossip
“Si është të jesh beqare pas të 30-ave”? Këngëtarja shqiptare çudit me përgjigjen

“Si është të jesh beqare pas të 30-ave”? Këngëtarja shqiptare çudit me përgjigjen

Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare, që me muzikën e saj ka arritur të fitojë shumë fansa rreth vetes. Mirëpo veç karrierës muzikore, këngëtarja e ka mbajtur larg syve të medias jetën e saj private, duke mos zbuluar asgjë veç faktit se është beqare.

Ndërkohë ajo është mjaft aktive në rrjete sociale dhe përmes postimeve në Instagram një ditë më parë ajo lejoi ndjekësit t’i bënin pyetje të ndryshme. Një nga pyetjet më interesante që ra në sy dhe u shkëput nga revista “Story.al” ishte: “ Si është të jesh beqare pas 30 viteve”?

Anxhela nuk hezitoi të përgjigjej me një shprehje: “ As beqare, as e lidhur thjesht në pritje të diçkaje reale”.

Megjithatë neve na bëri përshtypje, mos ndoshta Anxhela po del me dike, por është shpejt të tregojë diçka më shumë?