Luana Vjollca ka mbushur 31 vjeç. Kjo ditëlindje e gjeti Luanën të realizuar në karrierë dhe shumë të lumtur pas suksesit me projektin “Thuaje” dhe emisionin e ri që po përgatit në “Klan”.
Në mesnatë moderatorja është surprizuar nga familja me një tortë, lule, shampanjë e fishekzjarre.
E lumtur, Luana bëri një urim kur fryu qirinjtë duke thënë: “Uroj që të gjitha vajzat nëpër botë të jenë të lumtura pafundësisht”.
Urimet e shumta nuk kanë munguar as nga kolegët e fansat e saj.