Moderatorja më e re në “Top Channel”/ Ja kush është Oriela Kosho – AlpeGossip
Moderatorja më e re në “Top Channel”/ Ja kush është Oriela Kosho

Moderatorja më e re në “Top Channel”/ Ja kush është Oriela Kosho

Prej disa ditësh është zbuluar një hyrje e re në programacionin e këtij sezoni në ‘Top Channel’. Nga 15 shtatori, çdo të shtunë për 10 muaj me radhë do të transmetohet ‘Hipokrati’, një program televiziv që ka në qendër shëndetin.

Ky emision i është besuar Oriela Koshos, një emër i panjohur për televizionin, por mjaft e njohur në botën e marketingut. Ajo ka drejtuar për një kohë të gjatë sektorin në fjalë në ‘Spitalin Amerikan’, një prej më të rëndësishmëve në vendin tonë. Emisioni që Oriela do të drejtojë ka për qëllim të jap informacione të sakta në lidhje me shëndetin për të ndihmuar secilin prej jush të bëhet sadopak ‘mjek i vetes’. Në studio krah saj do të jenë të ftuar mjekë dhe specialistë të ndryshëm në fushën e shëndetit.