Me këtë përbërës që keni në shtëpi, zbokthi do të jetë një ëndërr e keqe – AlpeGossip
Me këtë përbërës që keni në shtëpi, zbokthi do të jetë një ëndërr e keqe

Me këtë përbërës që keni në shtëpi, zbokthi do të jetë një ëndërr e keqe

Zbokthi është diçka shumë e bezdishme. Nëse keni flokë të errët, ose visheni me të zeza ky problem mund të bëhet edhe më tepër shqetësues. Por çfarë është në fakt zbokthi? Zbokthi është thjesht lëkurë e thatë që bie nga lëkura e kokës suaj. Ky problem mund të jetë më i dukshëm dhe më shqetësues për disa njerëz, megjithatë është një shqetësim tepër i zakonshëm.

Nëse vuani nga një problem i tillë, një zgjidhje mund të jenë metodat natyrale me produkte ushqimore.

Kështu, nëse nuk keni shumë kohë në dispozicion për të shkuar në farmaci apo nuk doni të harxhoni tepër nga ana financiare përdorni vaj ulliri!

Përzieni dhe masazhoni në skalpin e kokës suaj 8 deri në 10 pika vaj ulliri dhe lëreni gjatë gjithë natës në lëkurë.
Lajeni dhe shpëlajeni mirë kokën tuaj të nesërmen.
Mos kini asnjë dyshim që të nesërmen do të keni një lëkurë koke të hidratuar thellë dhe problemi juaj do të jetë zgjidhur!
Vaji i ullirit është një produkt shumë i mirë jo vetëm për lëkurën e kokës, por edhe për fijet e flokut.