Një nënë në Kentucky ka rrëfyer se djali i saj autik u tërhoq zvarrë në korridore nga anëtarë të stafit të shkollës së tij të mesme.
Jo Greyson tha se 11-vjeçari pësoi prerje dhe plagë në trup nga akti i dhunshëm.
Në një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë shihet Thatcher ndërsa tërhiqet zvarrë në korridorin e shkollës Tates Creek pasditen e 14 shtatorit .
Grayson tha Thatcher refuzoi të ngrihej nga dyshemeja e palestrës, kështu që një mësuese dhe një infermiere e shkollës e tërhoqën nëpër një korridor.
Videoja e mbikqyrjes e publikuar këtë javë tregon Thatcher të ulur në dysheme, me anëtare të stafit që qëndrojnë mbi të. Videoja nuk ka audio.
Në regjistrimin rreth 30 sekonda njëra nga femrat e kap djalin nga krahët dhe përpiqet ta ngrejë në këmbë por përfundon duke e tërhequr nëpër dysheme. Ndërsa qeni i tij e ndjek nga pas.
Nëna zbuloi se çfarë i kishte ndodhur të birit kur pa plagët në trup në darkë.
Ndërsa shkolla lëshoi një deklaratë duke thënë se incidenti po hetohet.






![Koha për relaks! Dua Lipa tregon super format trupore dhe i ka dy fjalë për ata që e kanë inat[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/diteeelumturrrperduaaa-400x301.jpg)







