E NJOHIM SI TË QETË/ Gazetarja shqiptare rrëfen: Mund të isha në burg… – AlpeGossip
E NJOHIM SI TË QETË/ Gazetarja shqiptare rrëfen: Mund të isha në burg…

E NJOHIM SI TË QETË/ Gazetarja shqiptare rrëfen: Mund të isha në burg…

Të gjithë kanë historitë e tyre “të çmendura” që nuk i kanë rrëfyer më parë, e shumë prej tyre janë nën ndikimin e alkoolit. Ndonëse e njohim si të qetë e të rezervuar, gazetarja e njohur Fjodora Fjora ka rrëfyer në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, se i pëlqen pija dhe alkooli dhe rrjedhimisht nuk munguan as historitë.

“Unë mbaj mend që njëherë kam qenë në Barcelonë dhe i jepja makinës. Kam kaluar nja 6 a 7 semaforë të kuq sepse isha totalisht e dehur. Mund të kisha përfunduar në ndonjë burg spanjoll. Personi që ishte me mua në makinë më thonte: “Ndalo të lutem.”

Jemi larë nudo në mes të natës e të tilla gjëra.  Nuk janë çmendurira, por gjëra të vogla. Por më pëlqen shumë të dehem me tim vëlla. Bëhemi dhe shokë me taksixhinj.”- ka përfunduar Fjodora.

Gazetarja ka treguar gjithashtu se kur dehet ka një dell “karagjozllëku” dhe është shumë e aftë në imitime.