Na ka bërë të gjithëve të qajmë, por sot moderatorja merr surprizën që e përloti LIVE – AlpeGossip
Na ka bërë të gjithëve të qajmë, por sot moderatorja merr surprizën që e përloti LIVE

Na ka bërë të gjithëve të qajmë, por sot moderatorja merr surprizën që e përloti LIVE

Moderatorja e emisionit “Me zemër të hapur”, në News 24 Evis Ahmeti, feston 45 vjetorin e saj ditën e sotme.
Gjatë emisionit të saj ajo ka trajtuar një çështje të një konflikti mes një nëne dhe vajzës së saj, ku kjo e fundit kishte kohë që nuk i fliste të ëmës.

Si për të dhënë një mesazh të qartë, vajza e Evisit, e ka surprizuar moderatoren në emision duke ia uruar ditëlindjen me anë të një lidhje direkte.

“Në këtë 45 vjetor dashuria ime nuk matet me kilometra. Kam fatin e madh që kam një mama të përkushtuar si ty. Të dua shumë”, e uroi vajza moderatoren, ndërkohë që dhe një tufë me lule iu dhurua asaj.

Pas surprizës moderatorja ka shpërthyer në lot, nga emocionet që i dhuroi urimi i vajzës.