Rrëfehet më në fund Nora Istrefi: Ja pse nuk u bë bashkëpunimi me Irkenc Hykën - AlpeGossip
Rrëfehet më në fund Nora Istrefi: Ja pse nuk u bë bashkëpunimi me Irkenc Hykën

Rrëfehet më në fund Nora Istrefi: Ja pse nuk u bë bashkëpunimi me Irkenc Hykën

Prej disa javësh, fansat e Nora Istrefit ishin në pritje të rikthimit të saj në tregun muzkor, në një bashkëpunim me këngëtarin Irkenc Hyka.

Por kënga me titull “Tymi i Dashurisë” është pranë publikimit dhe në imazhet e publikuara nga Hyka, mungonte emri i këngëtares.

Një ditë më parë u përfol se një mosmarrëveshje mes këngëtarëve mund të kishte sjellë anulimin e projektit, por një gjë të tillë e ka shpjeguar së fundmi vetë Nora Istrefi në një prononcim për “Prive.al”.

“Kënga nuk është bërë kurrë për mua që të jetë e anuluar. Në këngën e këngëtarit në fjalë, me ftesën e tij kam provuar të futem si mysafire dhe në video po ashtu, por ishte diçka që nuk i flinte natyrës sime, as personalitetit e as zhanrit. Kaq e thjeshtë: provon diçka, e sheh që nuk është për ty dhe tërhiqesh. S’e besoj që është krim.”-ka thënë duke qeshur në fund Nora Istrefi.