Djali që “çmendi” femrat në mbarë botën, nga burgu drejt pasarelave më të mëdha të modës – AlpeGossip
Djali që “çmendi” femrat në mbarë botën, nga burgu drejt pasarelave më të mëdha të modës

Djali që “çmendi” femrat në mbarë botën, nga burgu drejt pasarelave më të mëdha të modës

Jeremy Meeks, është ish-i burgosuri i cili me pamjen e tij fizike “çmendi” femrat në mbarë botën.

Dhe duket se ky fizik, e ka çuar Jeremyn drejt pasarelave të modës, dhe nën logon e emrave të mëdhenj.

Në javën e modës në Milano, Jeremy Meeks, ishte një nga figurat kryesore të kompanisë Tommy Hilfiger, pjesë e së cilës ishin edhe supermodelet Gigi dhe Bella Hadid.

Mesa duket, Jeremy e ka hedhur pas të shkuarën e tij të errët dhe ka vendosur të ketë një jetë të re, duke iu dedikuar modelingut.

Dhe në fakt një zgjedhje e tillë, i ka rezultuar e suksesshme.