BASHKËPUNIMI I SUKSESSHËM/ Ardit Çuni zgjodhi Danielën për arsyen që do t'ju emocionojë - AlpeGossip
BASHKËPUNIMI I SUKSESSHËM/ Ardit Çuni zgjodhi Danielën për arsyen që do t’ju emocionojë

BASHKËPUNIMI I SUKSESSHËM/ Ardit Çuni zgjodhi Danielën për arsyen që do t’ju emocionojë

Me siguri të gjithë u emocionuat nga balada shumë e ndjerë “Qaj”, bashkëpunim mes Ardit Çunit dhe ish-konkurentes së “The voice kids”, Daniela Tocit. Kënga e tyre ishte më e përfolura e kësaj jave, e cila veçse preku zemrat e të gjithëve, surprizoi me pjesëmarrjen e Danielës.

Në një intervistë për , Ardit Çuni ka rrëfyer arsyen e veçantë pse ka vendosur të ftojë pikërisht Danielën në duet. Këngëtari shprehet se duke parë talentin e Danielës, i ka lindur dëshira t’i japë asaj mundësinë për të bërë muzikë, mundësi që ai vetë nuk e kishte dikur.

“Mendoj që ka talente pafund në Shqipëri të cilat mundësitë i kanë të pakta për të vazhduar rrugën e muzikës dhe kjo ka qenë një ndër ndjesitë e para që më ka dhëne Daniela me zgjuarsinë e saj. Unë kam qenë një ndër ata që në fillimet e mia nuk kam patur mundësi për të bërë muzikë, por me të gjitha vështirësitë ja kam dalë dhe sot dua t’ja jap Danieles këtë mundësi që unë se pata dikur.”- është shprehur ai.