“SYNIMI I LUIZIT ËSHTË…”/ Amos Zaharia, tregon a ka bërë sherr me burrin e Oltës dhe gabimin e vetëm brenda shtëpisë – AlpeGossip
“SYNIMI I LUIZIT ËSHTË…”/ Amos Zaharia, tregon a ka bërë sherr me burrin e Oltës dhe gabimin e vetëm brenda shtëpisë

“SYNIMI I LUIZIT ËSHTË…”/ Amos Zaharia, tregon a ka bërë sherr me burrin e Oltës dhe gabimin e vetëm brenda shtëpisë

Aktori Amos Zaharia nuk është shprehur i penduar për hyrjen brenda shtëpisë së BBV, por theksoi se nuk do të bënte një gabim të vetëm nëse do kthehej pas në kohë.

Ai iu referua momentit kur iu drejtua moderatores Kiara Tito me fjalën p*tanë, megjithatë theksoi se ka kërkuar ndjesë, dhe s’ka ndërmend ta bëjë më.

Sa i përket këngëtarit Luiz Ejlli, u shpreh se synimi i tij është të fitojë BBV dhe jo Kiarën, duke e quajtur një “manipulator”.

“Ai e ka treguar edhe vetë në fakt që synimi i tij është të fitojë BBV. Është betuar disa herë që po fitova Kiarën, nuk më intereson kjo lojë. Është betuar që kur të dalë ajo, do dilte dhe ai. Domethënë njeriu nuk është fjala, por është vepra për mendimin tim. Njeriu kuptohet nga gjërat që bën dhe jo gjërat që thotë. Komenti që thashë ‘do e zhvishja e do e filmoja në mal’ erdhi si pasojë e shumë banoreve që prej 1 jave ankoheshin se si bullizoheshin dhe talleshin brenda shtëpisë. Po të njëjtët banorë pasi dolën nga aty thonin “jemi me Luizin, s’ka si Luizi”. Komentin e bëra në një sens që s’ka asnjë lloj vërtetësie. Sepse unë nuk i kam bërë keq atij, as brenda dhe as jashtë BBV.

Luizi aty është manipulatori më i mirë, manipulatori absolut”, u shpreh ai në “RTV Ora”.

Amos Zaharia shtoi se nuk ka pasur asnjë sherr mes tij dhe bashkëshortit të Oltës, për afrimitetin që ka pasur me të, duke theksuar se nuk kanë pasur asnjë komunikim me Dorin.

“Nuk ka qenë Olta që më ka bindur të futem, pavarësisht se kjo ka qenë një lojë midis nesh. Nëse do kisha mundësi të ktheja kohën pas do futesha prap, por një gabim të vetëm nuk do e kisha bërë. Për atë gabim kam kërkuar ndjesë dhe s’kam ndërmend më të kërkoj ndjesë sepse s’mund ta bësh vazhdimisht.

Që kur kam dalë e deri tani s’kam pasur asnjë komunikim me bashkëshortin e Oltës, sa i përket qëndrimit tim në shtëpi. S’ka çfarë të keqkuptohet për qëndrimin tim me Oltën aty”, tha Amos.