Era Istrefi tregon sakrificat për xhirimet e klipit të ri: Rash nga biçikleta, u bëra pis por… – AlpeGossip
Era Istrefi tregon sakrificat për xhirimet e klipit të ri: Rash nga biçikleta, u bëra pis por…

Era Istrefi tregon sakrificat për xhirimet e klipit të ri: Rash nga biçikleta, u bëra pis por…

Era Istrefi s’do mund të na bënte më krenarë se kaq këtë verë. Këngëtarja kosovare shkroi historinë duke u bërë pjesë e këngës zyrtare të kampionatit botëror të futbollit i cili zhvillohet kësaj rradhe në Rusi. Por mesa duket Era s’ka kohë për pushime sepse prej ditësh ka udhëtuar në Xhamajka për xhirimet e klipit të këngës së saj më të re “Prisoner”.

Me ritme reggae, këngëtarja nuk do mund të kishte zgjedhur vendndodhje më të mirë për xhirimin e videoklipit. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, këngëtarja tregon se xhirimet nuk kanë qenë aspak të lehta, madje aktori protagonist është rrëzuar disa herë. “Shepherd Sheldon është aktori në klipin “Prisoner” e cila do të publikohet së shpejti. Ramë nga biçikleta, u bëmë pis, e pësuam por  në fund ja vlejti e gjitha”, shkruan Era krahas fotos me Shepherd.