“Dua të të bëj të lumtur”, Arbana: Fluksi i punës ka qenë i madh, kam lënë pas dore veshjen - AlpeGossip
“Dua të të bëj të lumtur”, Arbana: Fluksi i punës ka qenë i madh, kam lënë pas dore veshjen

“Dua të të bëj të lumtur”, Arbana: Fluksi i punës ka qenë i madh, kam lënë pas dore veshjen

Thuajse në prezantimin e çdo emisioni që ajo ka drejtuar, veshja e Arbana Osmanit nuk ka mbetur pa u komentuar. E ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga premiera e sezonit të dytë të “Dua të të bëj të Lumtur”, moderatorja Arbana Osmani ka ka kaluar edhe në filtrin e “Pop Culture”.

 

E sigurisht, nuk mund të lihej pa u ngacmuar nga prezantuesit e emisionit “Pop Culture”, Kelvi dhe Dojna, veshja që Arbana do të ketë sonte apo në të shtunat e ardhshme.

“Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera kur ka pasur një vëmendje të madhe veshja ime, fluksi i punës ka qenë shumë i madh, kam lënë pas dore veshjen. Por ky nuk është një format si Big Brother ku ka shumë rëndësi edhe veshja e prezantuesit. Veshja për sonte do të jetë thjesht një fustan i kuq që do të veshë çdo njeri. Do të jem e orientuar tek gjerat e thjeshta, bazike”, tregon Arbana.

E këtë fluks të madh pune Arbana e ka ndarë bashkë me stafin e saj, për të cilët ajo shprehet se është me fat që i ka gjetur.

“Jam unë në krye ,por nuk jam vetëm unë. Bashkëpunoj me njerëz të talentuar, jam me fat që i kam gjetur. Funksionin e gjitha si një skuadër”, u shpreh ajo.

E ngacmuar për detaje rreth emisionit, Arbana theksoi se të gjitha gjerat do të janë surprizë, e nuk do të ketë asgjë të përllogaritur më parë, asnjë falsitet.