Kush e ka qëlluar me shpullë vajzën e saj Rudina apo Aulona Musta? Moderatoret flasin troç: Në shumicën e rasteve…(FOTO) – AlpeGossip
Kush e ka qëlluar me shpullë vajzën e saj Rudina apo Aulona Musta? Moderatoret flasin troç: Në shumicën e rasteve…(FOTO)

Kush e ka qëlluar me shpullë vajzën e saj Rudina apo Aulona Musta? Moderatoret flasin troç: Në shumicën e rasteve…(FOTO)

Në tetor të vitit 2015, erdhi në jetë fëmija i parë i Rudina Magjistarit me bashkëshortin Xhavit Bajrami, të cilën e pagëzuan me emrin Mia. Rudina Magjistari preferon ta mbajë të fshehur në rrjetet sociale gjithçka që ka lidhje me të bijën, duke ruajtur privatësinë e saj.

Mirëpo sot, gjatë transmetimit të emisionit “Rudina”, ajo dha për herë të parë detaje mbi mëmësinë. Rudina rrëfeu se nuk ka vënë asnjëherë dorë mbi të bijën dhe e ka shumë të vështirë t’i ngrejë zërin.

“Unë i jam mirënjohëse bashkëshortit tim që në momentin që nuk jam ndjerë unë mirë, është kujdesur ai për vajzën. Unë se kam qëlluar kurrë dhe nuk besoj se do e bëj dot asnjëherë. Edhe kur i ngre zërin ndonjëherë, ndihem shumë keq sepse më duket sikur e thyej” – u shpreh Rudina Magjistari.

Ndërsa Aulona Musta, e ftuar në emision së bashku me vajzën e saj, tregoi se ajo ka qëlluar vogëlushen.

“Mund të më ketë shpëtuar ndonjëherë ndonjë shpullë, por bashkëshorti im nuk e ka qëlluar asnjëherë. Por në shumicën e rasteve e dënojmë që të shkojë në dhomën e saj.” – tregoi gazetarja e “Thumb”.